Mot stabil gjatë javës, kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave, parashikon “Prishtina Weather”.
Ditën e enjte do të ketë edhe vransira kalimtare, por pa mundësi për reshje, me një rënie të temperaturave. Nga e premta sërish kthjellime e diell.
Datat:
18.10 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ultësirave mundësi për mjegull.
19.10 – Kryesisht me diell.
20.10 – Vransira kalimtare paradite, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell.
21.10 – Kthjellët dhe me diell. Më ftohtë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e ato maksimale fillimisht mbesin të larta në 19C e 20C, e nga dita e enjte pësojnë rënie deri në 14C e 15C.
Do të dominojnë më shumë qetësitë, herë herë do të fryjë erë e lehtë nga verilindja dhe jugperëndimi 1-4m/s. Vetëm të enjten frynë edhe erë mesatare nga veriu 4-9m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale ditën e hënë, më pas me tendencë të rënies, por që mbetet e lartë./Botapress.info/