Gjatë dy ditëve të vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm , me vranësira dhe intervale me
diell. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe vende-vende
parashihet të ketë edhe zbrazje elektrike, njofton IHMK, transmeton Botapress.info
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 9m/s./Botapress,info/