.
×

Moti për sot dhe pesë ditët e ardhshme



Në ditët në vijim vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave më stabile të presionit të lartë, që do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe me diell. Ndërkohë rryma të ngrohta ajrore që vijnë nga vala e të nxehtit mbi Evropën perëndimore, do të rrisin temperaturat ditën e enjte, edhe mbi 30C. Ditën e premte një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të kalojë mbi rajon, ku gjatë paradites do të sjellë vranësira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu.

Masat e ftohta ajrore që do të shtrihen në fundjavë, do të zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare, por se do të vazhdojë të mbajë mot i kthjellët dhe me diell.

28.06 – Paradite vranësira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu. Ditën kryesisht me diell.

29.06 – 30.06 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes më freskët.

1.07 – Në mëngjes freskët. Ditën nxehtë, kthjellët dhe me diell.

Ditën e enjte temperaturat shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e më pas në fundjavë do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 16C, e ato maksimale nga 29C deri në 31C, e në fundjavë minimalet do të zbresin deri në 10C, e maksimalet në 25C deri 27C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht mbi vlera normale.