[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Moti për pesë ditët e ardhshme



Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të karakterizohet me mot stabil.

Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme të paktën për këto pesë ditë të parashikimit.

“Do të ketë më shumë orë me diell, por edhe vranësira kalimtare. Sa i përket fushave termike ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme të paktën për këto pesë ditë të parashikimit”, njofton IHMK.

Mëngjeset e ditës së hënë dhe të marte, paraqiten me ngrica të dobëta, por gjatë ditës grafiku i fushave termike do të shënoj rritje të dukshme. Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius.

“Dita e hënë do ti shënoj vlerat e temperaturave më të ulëta, ndërsa dita e premte paraqitet si dita më e nxehtë me 18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s. Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata biometeorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Menu Title