[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Moti për javën e ardhshme



Në fillim të javës kryesisht me diell, orëve të mëngjesit mjegull në ultësira. Në pjesën e dytë të javës kryesisht me vransira, mundësi për riga lokale shiu.

25.10.2020 – Ditëve të para të javës mbi vendin tonë do të mbajë mot më i qëndrueshëm, kryesisht me diell, e temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë. Orëve të mëngjesit nëpër vise të ulëta do të formohet mjegull/mjegullinë, që deri në mesditë pritet të shpërndahet.

Nga dita e mërkurë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë mbi Itali dhe jug të rajonit.

Mbi vendin tonë do të ketë më shumë vransira, e nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta shiu ditën e enjte dhe mbrëmjen e ditës së premte. Në aspektin termik temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare, me një tendencë të rënies.

Kushtet stabile meteorologjike ditëve të ardhshme pritet të mbajnë të rritura koncentrimin e ndotësve të ajrit, megjithëse gjatë ditës herë-herë vlerat e cilësisë së ajrit mund të zbresin në vlera mesatare, por edhe të mira.

26.10 – Në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me diell.

27.10 – Në mëngjes, viseve të ulëta me mjegull/mjegullinë, gjatë ditës kryesisht me diell.

28.10 – Pas mëngjesit me mjegull nëpër ultësira, ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

29.10 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e gjatë ditës intervale me diell.

30.10 – Kryesisht vranët. Në mbrëmje vonë mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri 7C, e maksimalet nga 15C deri 18C.Do të fryj erë e lehtë nga krahu jugor 2-4m/s, e prej ditës e mërkurë nga verilindja 4-7m/s.Shtypja atmosferike përreth vlera normale, me tendencë të rritjes.

Menu Title