[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Moti për dy ditët e ardhshme



Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 22-23.01.2021

Mot i vranët dhe me intervale me diell parashihet të mbajë gjatë dy ditëve të ardhshme. Vranësirat herë-herë do të dendësohen, kështu që vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të ulët deri mesatar. Për shkak të prezencës së masave të ajrit nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, nuk parashihet të ketë ngrica, kurse mjegull të dobët parashihet vetëm për rreth viseve të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Menu Title