.
×

Mosmarrëveshjet tregtare mes Kinës e ShBA-së po vazhdon t’i dëmtojë tregjet botërore



Botapress 24 Maj – Thellimi i mosmarrëveshjeve për tregtinë dhe teknologjinë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dh Kinës po i dëmton në masë të konsiderueshme tregjet botërore. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar për rrezikun që i kanoset ekonomisë botërore nga përçarjet mes dy shteteve që kanë shkëmbimin tregtar më të madh në botë.

Vlera e aksioneve në Evropë dhe Amerikë Veriore ra ndjeshëm të enjten pasi investitorët po frikësohen nga ashpërsimi i luftës me fjalë mes Uashingtonit dhe Pekinit, lajmeve negative për ekonominë amerikane dhe kaosi politik në Britani të Madhe.

Disa orë pasi kompania japoneze, “Panasonic”, u bashkua në listën e firmave që i kanë ndërprerë lidhjet me gjigantin kinez, “Huawei”, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e akuzoi shefin e kësaj  kompanie se ka gënjyer kur ka thënë se firma e tij nuk është e lidhur me qeverinë komuniste të Kinës.

Në anën tjetër, përmes një ashpërsimi të ndjeshëm të retorikës, Kina kërkoi që administrata e Donald Trumpit ta ndryshojë qëndrimin e vet për këtë çështje. Përndryshe, përfaqësuesi kinez në Britaninë e Madhe paralajmëroi se ky shtet mund të përballet me humbje të investimeve, nëse kompania “Huaëei” përjashtohet nga rrjeti 5G.

Zëdhënësi i ministrisë kineze të tregtisë tha: “Nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i vazhdojnë bisedimet tregtare, ata duhet të tregojnë sinqeritet dhe t’i përmirësojnë veprimet e tyre të gabuara. Bisedimet mund të vazhdojnë vetëm mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë”, shkruan “The Guardian”.