.
×

Mos e neglizhoni rënien e qerpikëve, tregon shumë për shëndetin tuaj



Nëse ju ndodh që të vini re rënie të qerpikëve, duhet ta shihni me kujdes pasi mund të rezultojë me pasoja. Mjekët thonë se një gjë e tillë mund të jetë shenjë paralajmëruese e problemeve shëndetësore.

Sipas tyre, rënia e qerpikëve mund të tregojë probleme me tiroiden. Tiroidja kontrollon prodhimin e hormoneve të trupit, por ndonjëherë niveli më i lartë apo më i ulët i tyre shkakton jo pak probleme fizike.

Rënia e qerpikëve mund të jetë tregues për inflamacion në gjëndrën e lotëve. Bllokimi i gjëndrave të lotëve çon në një inflamacion kronik të folikulave të qerpikëve, duke bërë që këto të fundit të bien.

Në rastin e parë që vëreni skuqje, lëngëzim të syve, ndjeni djegie apo kruarje, trajtojeni problemin në kohë para se të bëhet shkak për shqetësime të tjera.