.
×

Mos e keqpërdorni ujin



Ilir Abdullahu – drejtor ekzekutiv në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina – ka thënë në emisionin “Përballje” të Telegrafit, se nuk ka më probleme të furnizimit me ujë në rajonin e Prishtinës, por apelon që qytetarët të kenë kujdes e të mos e keqpërdorin këtë ujë.

 

Sipas tij ky, KUR “Prishtina” me fabrikën në Shkabaj ofron cilësi të lartë të ujit të pijes.

 

“Mund t’ju them të gjithë konsumatorëve, pa hezitim, që ta përdorin ujin se është i një kualiteti të mirë, që dokumentohet edhe me matje e monitorime”, ka deklaruar Abdullahu.

 

Ai ka shtuar se kompania që udhëheq është e obliguar të përdor standardet dhe kontrollet më të larta për cilësinë e ujit.