[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Momenti kur Grenell kapet me gazetarë: Më lini të flas për marrëveshjen, ju s’e gjeni Kosovën as në hartë



Emisari i SHBA’së, Richard Grenell ka pasur një përleshje verbale me gazetarë në konferencën pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, pasi që këta nuk dëshironin të flisnin rreth takimit, por për çështje të tjera.

Grenell me të dalë në konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike, gazetarët amerikanë filluan të pyesnin për tema të tjera.

Këtu, emisari i SHBA’së filloi të nervozohet teksa u tha mediave se kjo është një çështje e madhe dhe se një problem 21 vjeçar po zgjidhet.

“Më lini të flas fillimisht për Kosovën e Serbinë. S’e di a mund ta gjeni në hartë, jeni shumë të ri për ta kuptuar këtë çështje, kjo është një çështje e madhe, është problem i madh. Është një temë e komplikuar për juve. Le të flasim pak për këtë problem 21 vjeçar, ju nuk e kuptoni se çfarë ndodhë jashtë Ëashingtonit.”, ka thënë Grenell.

Vlen të theksohet se të premtën Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump kanë nënshkruar një marrëveshje ekonomike e cila u tha se do t’i përmirësojë marrëdhëniet mes dy shteteve.

Trump i ka siguruar Kosovës njohjen nga Izraeli, e cila njëherit është edhe pika e fundit e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator.

VIDEO

 

 

Menu Title