[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Momenti kur aktivisti i VV-së kapet nga Policia



Gjatë konferencës së Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, jashtë oborrit të Kuvendit të Kosovës është arrestuar aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasani.Hasani ishte duke ecur me dy miq të tij jashtë oborrit të Kuvendit dhe kishte thirrur drejt Thaçit “Hajn, Hajn”.I njëjti më pas ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Aktivisti tjetër i LVV-së, Fitim Pacolli, i cili ishte i shoqëruar me Hasanin tha para mediave se miku i tij ishte arrestuar dhe rrahur nga policia pasi kishte shprehur mendimin e tij si qytetar.

Momenti kur disa persona tentojnë të hyjnë në oborrin e Kuvendit ku po mbante konferencë presidenti Thaçi – ndërhyn Policia!

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 3 juin 2020

Menu Title