[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Momenti ku policia e Kosovës dhe emergjenca nxjerrin të aksidentuarin nga vetura



Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Slivovë.Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture të markës “Opel Vectra” dhe “Golf 2”, rreth orës 7:30, në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë.Si pasoj e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës , duke thënë se rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku te perfshira kane qene dy automjete. Si pasoje e aksidentit dy persona janë lënduar dhe te njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut .

Policia dhe emrgjenca nxjerrin të aksidentuarin nga vetura në Slivovë

Policia dhe emrgjenca nxjerrin të aksidentuarin nga vetura në Slivovë

Publiée par Klan Kosova sur Mercredi 23 septembre 2020

Menu Title