.
×

Molliqaj: VV-ja na pati lodhur me vjedhje të mandateve, Bahtiri nuk qenka mandat i vjedhur



Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, pasi thotë se i patën akuzuar për vjedhje të mandateve.

Ai përmes një postimi në Facebook, duke ironizuar thotë se Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur.

Molliqaj shkruan se ish-partia e tij, është e para vetëm për hipokrizi dhe për asgjë tjetër.

“Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur. Rrafsh 2 vjet na patën lodhur me akuzën e vjedhjes së mandateve. Dhe fundi po e rikuptimëson fillimin. Ata ia bëjnë qefin vetes se janë të parët në Kosovë. Ama janë të parët vetëm për hipokrizi, për asgjë tjetër”, ka shkruar ai.

Sipas tij, LDK dhe VV nuk e kanë sigurinë e brendshme të caktojnë një kandidat për kryeministër.

Ai thotë se LDK–ja po frikësohet nga vetja, kurse VV-ja nga refuzimi i LDK-së.

“I vetmi koalicion që ka përcaktim të qartë është PSD-AAK. Ky është i vetmi koalicion që di dhe guxon të realizojë politika për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka shkruar ai.