.
×

Molliqaj tregon nëse duhet të hiqet taksa 100 %



Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar trysninë që po i bëhet Kosovës për heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia, për t’i hapur rrugë vazhdimit të dialogut mes dy vendeve.

Molliqaj ka thënë në T7 se e konsideron taksën “instrument politik”. Ai ka vlerësuar se masa e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës kundër Serbisë “s’duhet të hiqet hala”.

“Nuk po i ofrohet Kosovës asgjë”, është shprehur ai. “Çfarë do të bëjë Serbia, që Kosova ta pezullojë taksën?”, ka pyetur Molliqaj.

“Nuk ka kuptim që vetëm Kosovës t’i bëhet presion”, ka deklaruar deputeti i PSD’së.