[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Molliqaj: Sado që mundohen t’i shmangen drejtësia për Astritin po vjen



Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se drejtësia do të vijë për aktivistin e ndjerë Astrit Dehari, sado që mundohen t’i shmangen.

 

Vdekja e shokut të dhomës së Deharit, Naim Makolli në qendrën e paraburgimit në Lipjan ka ngjallur reagime të shumta nga anët e kësaj partie.

“Astriti u arrestua pa të drejtë. U mbajt në burg pa të drejtë. Pa të drejtë po vonohet drejtësia për të. Por drejtësia nuk ka alternativë. Sado që mundohen t’i shmangen, ajo do të vije. #DrejtesiperAstritin”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Menu Title