.
×

Molliqaj: Në krye të procesit të dialogut duhet të jetë Haradinaj, e ka dëshmuar qëndrueshmërinë



Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, ka folur rreth procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Molliqaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka thënë se në krye të dialogut duhet të jetë kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, duke thënë se një person rezistencë si Haradinaj mund ta drejtoj këtë proces.

“Haradinaj me pozicionin e tij këmbëngulës ka ngrit pozicionin negociues të Kosovës goxha shumë jo vetëm që e ngrit lartë po nuk mundet me ul kërkush poshtë dhe unë konsistojë që në proces të fundit të dialogut të jetë dikush si Haradinaj dhe mendoj se kjo rezistencë e tij e ka pushtuar Kosovën nga shumë procese kështu që mos me pas rreziqe të tilla në ballë të këtyre proceseve të jetë një sikur ai”, ka thënë Molliqaj.

Tutje Molliqaj ka shtuar se “bartësi i këtij ekipi si kryeministër i Kosovës duhet të jetë Ramush Haradinaj dhe jo vetëm ai”.