.
×

Molliqaj: Haradinaj duhej të ftonte partitë për diskutim para dorëheqjes



Pas dorëheqjes së Haradinajt, edhe Dardan Molliqaj shprehi reagimet e tij. Molliqaj fajsoi edhe Haradinajn pasi ky i fundit dha dorëheqjen pa e ftuar partitë për diskutim paraprak.

Molliqaj gjithashtu tha ftesa e Haradinajt nga Gjykata Speciale është e papranueshme siç është e padrejtë vetë gjykata.

Ai gjithashtu se kjo gjykatë na u imponua nga insistimet e Serbisë dhe krimet që kanë ndodhur në Kosovë, duhet të gjykohen Institucionet e Kosovës.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

” Nuk mund të nxjerrë vendime të drejta, një gjykatë e padrejtë qe na u imponua nga insistimet e Serbisë. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë. Institucionet e Kosovës duhet ta gjykojnë çfarëdo krimi që ka ndodhur në Kosovë.

Është e papranueshme ftesa e speciales për Ramush Haradinajn, ashtu siç është e padrejtë vet kjo gjykatë.

Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj është dashur të ftojë të gjitha partitë për diskutim para këtij vendimi. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja, por rrugën për të ecur përpara duhet ta vendosim bashkë, në një diskutim gjithë-shoqëror.”