.
×

Molliqaj befason me qëndrimin e tij për “skandalin” e VV-së



 

Botapress, 11 dhjetor- Dardan Molliqaj, ish-sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka dashur të komentojë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në këtë Lëvizje.

Në një komunikim nëpërmjet telefonit me KosovaPress, Molliqaj nuk ka dashur të japë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjet e fundit ku Aida Dërguti kishte ofenduar liderin e VV-së Albin Kurti duke e quajtur m…

Molliqaj nuk ka dalë me asnjë qëndrim pas këtyre ngjarjeve por sipas aktivistëve të VV-së ka dal në mbrojtje të Dërgutit duke ia pëlqyer statusin në të cilin ka kërkuar falje si dhe vëllai I tij që është në Suedi e ka mbrojtur publikisht Dërgutin.

“Nuk mund të deklarohem sot, nuk kam ndonjë koment”, tha Molliqaj.

Pas zgjedhjeve të 11 qershorit, Molliqaj është larguar nga posti i sekretarit organizativ. Ai është zgjedhur deputet me një numër të madh të votave.