.
×

Mogherini tregon për çka u dakorduan Thaçi e Vuçiq



Botapress, 24 Qershor – Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, që ka udhëhequr sot takimin ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se palët janë dakorduar për intensifikim të dialogut.

 

Thaçi e Vuçiq sot janë takuar në Bruksel, në takimin e tyre të parë drejt asaj që po konsiderohet faza e fundit e dialogut Kosovë – Serbi, transmeton Koha.net.

 

“Përfaqësuesi i lartë dhe Presidentët patën një diskutim intensiv dhe produktiv mbi kuadrin e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve. Ata ranë dakord të intensifikojnë punën në javët e ardhshme”, ka thënë Mogherini.