.
×

Mogherini pret bisedime ‘të vështira, por të mundura’ mes Thaçit e Vuçiqit në Bruksel javën tjetër



Botapress, 29 Gusht-Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë të mërkurën se pret negociata “të vështira, por të mundura” për një marrëveshje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, javën e ardhshme.

Më herët, të mërkurën, Mogherini ka mbërritur në Vjenë, ku ajo do të kryesojë një takim joformal dyditor, me ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që pritet të fillojë të enjten.“Unë do të kem një sesion të ri të dialogut me të dy presidentët, [atë të Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, dhe [atë të Kosovës, Hashim] Thaçi, në Bruksel, të premten e javës së ardhshme, më 7 shtator”, është shprehur Mogherini.

“Ne do të vazhdojmë me bisedime të vështira, por, siç kam thënë, të mundura, për një marrëveshje obliguese ligjore”, ka thënë shefja për politikë të jashtme e BE’së.Ajo i ka thënë këto deklarata pas bisedimeve me presidentin e Austrisë, Alexander van der Bellen, bën të ditur Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm. /GE/