.
×

Mogherini përsëri i bënë thirrje Kosovës: Hiqeni taksën ndaj Serbisë



Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është takuar sot me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin me të cilën kanë diskutuar për integrimin e Serbisë në Bashkim Evropian.

Mogherini në një konferencë të përbashkët për media, i ka bërë thirrje Republikës së Kosovës, që të tërheq vendimin për taksë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shkruan b92.

Zyrtarja e lartë e BE-së, ka përsëritur se një vendim i tillë është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, dhe në kundërshtim me marrëveshjen për tegeti të lirë.

Mogherini ka thënë gjithashtu se vlerëson përpjekjen e Serbisë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës.