[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mogherini ia dorëzon detyrën Borrellit



Botapress, 30 Nentor-Shefja e Politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ia ka dorëzuar sot mandatin e saj, ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borell.

Kështu ka njoftuar vetë ajo në profilin e saj në Twitter, duke thënë se detyrën e saj po e lë në duar të sigurta.“Mandati im po përfundon pas pesë vjetësh punë intensive. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar për ta bërë Bashkimin Evropian një partner të besueshëm, shtyllë të multilaterizmit dhe një mbrojtës të palëkundur të të drejtave të njeriut. Unë po e lë zyrën time në duart e sigurta të Josep Borell.

Urojani atij më të mirën”, ka shkruar Mogherini.

Federica Mogherini ishte emëruar ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi.

Menu Title