.
×

Mogherini i bën bashkë Thaçin e Vuçiqin



 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në praninë e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka shkëmbyer disa fjalë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Vuçiq i ka thënë Mogherinit se Serbia është gjithmonë e gatshme të vazhdojë dialogun nëse ky dialog nënkupton gatishmërinë për zbatimin e marrëveshjeve.

Thaçi para takimit me Mogherinin tha se pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes është e një rëndësie të veçantë pasi Kosova është e barabartë me të gjitha vendet tjera në këtë Samit.

“Ishte një takim rëndësishëm, takim shumë produktiv me zonjën Federika Mogherini”.

“Mogherini me iniciativën e vet na ka takuar me presidentin e  Serbisë, Aleksandër Vuçiq. me të cilin diskutuam për hapa konkret në procesin e ardhshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për mundësinë ndërtimit të raporteve të fqinjësisë së mirë, të relacionit evropian, për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi menjëherë pas takimit.

“Është dakordim që dialogu për fazën përfundimtare të fillojë në të ardhmen e afërt me ndërmjetësimin e Mogherinit, SHBA-së, vendeve të BE dhe vendeve tjera që duan të ndihmojnë”.

Thaçi ka thënë se në këtë takim bashkë me Mogherinin dhe Vuçiq për hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarr.

Liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të takohen nesër së bashku me krerët e vendeve më të fuqishme të BE-së.