.
×

Modelet opcionale të daljes nga ngërçi politik i shtetit



Mr.Blerim Burjani

Modelet opcionale të daljes nga ngërçi politik i shtetit

 

 

 

 

 

Mr.Blerim Burjani

Gjendja aktuale që mbretëron askujt s’po I shkon në favor e më së paku qytetarëve  , përplot telashe e problem e të natyrave të ndryshme , ky ngërç politik po ndikon në shumë dimensione  te jetës ekonomike , sociale , investimet e jashtme,  dhe në fushën  e jashtme pra në politikën ndërkombëtare të vendit. Bashkësia ndërkombëtare në radhë të parë BE dhe SHBA presin themelimin e këtyre institucioneve për të vazhduar  dialogu e Serbinë dhe në fund të këtij dialogu te ketë një marrëveshje për respektimin e  fqinjësisë së mirë në mes dy shteteve, pastaj çështja themelimi të gjykatës speciale  , në vazhdim do të prezantojë disa modele të mundshme për   zgjidhje:

Modeli  opcional  1.

Koalicion ne mes PDK ,LDK dhe AAK+partitë e pakicave  një formulë e përdorur në ngërçin e shkaktuar në vitin 2001 , ku qeveria u arrit te themelohet ne mars  te vitit 2002, kjo formulë  të përdoret edhe për ngërçin aktual; 2014  kjo do të kishte një rezultat pozitiv në ndërtimin e institucioneve, por edhe do të krijonte një qëndrueshmëri politike dhe institucionale ,kjo qeverisje do te zgjaste  për një periudhë të caktuar kohore pra për dy vite të ardhshme, do të kryheshin dy reforma ajo zgjedhore dhe reforma kushtetuese dhe do te themelohet gjykata special dhe do të nxjerrin disa ligje që janë mjaftë të rëndësishme për stabilitetin e shtetit. Në këtë formulë PDK do t ë kishte kryeministrin , ndërsa  pozita  e presidentit do të kalonte te LDK, nëse veç presidentja aktuale do te lëshonte rrugë për të mirën e shtetit, në këto situate nuk duhet në asnjë variant të kuptohet  interesi individual te jetë mbi shtetin,përderisa ministrit do te ndaheni në përputhshmëri me  rezultatin zgjedhor. Në këtë model nuk kisha përjashtuar as mundësin që LDK të kishte kryeministrin në një qeverie dy vjeçare, që deri me tash nuk kishte këtë mundësi për të treguar një qeverisje të LDK në vendin tonë,  përderisa pozitën  e  presidentit të shtetit  do ta kishte PDK ndërsa AAK do të kishte  krye parlamentarin. Sipas kësaj formule ministrit do të ndaheshin  7 ministri PDK, 7 LDK dhe 3 ministri  AAK ,2 ministri partitë pakicave . Pozitat qendrore nuk do ti takonin  liderëve aktual të këtyre subjekteve politike por njerëzve profesionist.

Modeli opcional  2

Modeli i dytë i mundshëm i qeverisjes  do të ishte në mes: PDK + LDK+NISMA+partitë minoritare, modeli tash më i  pranueshëm edhe për gjithë elektoratin e  vendit, një qeverisje e tillë do të prodhonte stabilitet efikas  dhe mundësi reale për të zhvilluar shtetin, edhe kjo qeverisje do te kishte mandate  t ë kufizuar për dy vjet. Ky model do te krijonte një harmoni institucionale dhe vendin do ta shpinte në drejtim të qetësisë dhe rehatisë institucionale, sipas këtij modeli LDK do te kishte pozitën e kryeministrit , ndërsa PDK  do të kishte pozitën e presidentit të vendit  gjithmonë nëse presidentja  tërhiqet  për të mirën e shtetit. Në këtë formulë  krye parlamentari do te duhej ta kishte NISMA, në anën tjetër subjektet tjera do te përbënin opozitën prej 27 deputeteve në Kuvendin e Kosovës. Ministrit do të ndaheshin PDK 7,LDK 6 dhe 4 ministri NISMA, partitë e pakicave 2 ministri.

 

Modeli opcional  3

Qeverisje e gjerë ne mesë të gjitha subjekteve politike që kanë shkaktuar këtë ngërç politik duke përfshi në një qeverisje gjithashtu afat shkurte PDK+LDK+VV+AAK dhe minoritetet, kjo qeverisje nuk do te pëlqehej shumë dhe në këtë formulë qeverisja do të ishte jashtëzakonisht e shkurtër,   për një periudhë të caktuar një vjeçare,ndarja e pozitave do të ishte :Krye parlamentarin PDK, kryeministrin LDK, VV do te kishte pozitën e presidentit të shtetit , AAK pozitën e nënkryetarit  të Kuvendit dhe dy zëvendës kryeministra. Ministritë do te ndaheshin si në vijim:PDK 4, LDK 4,VV4,AAK 3 dhe NISMA 2 , pakicave 2ministri.

Modeli opcional 4

Qeverisje PDK +NISMA dhe partitë minoritare  , sërish mendoj qeverisje te jetë e shkurtër dy vjeçare,Krye parlamentari do ti takonte NISMA, Kryeministri PDK-së, pozita e presidentit do ti takonte NISME-së, dikasteret qeveritar do të ndaheshin 8 ministri PDK  , NISMA 7  tjerat ministri do ti takonin  minoriteteve.

Modeli  opcional 5

Qeverisje e gjerë me periudhë të caktuar dy vjeçare, PDK+LDK+VV, pakë e vështirë si formulë pasi qe VV nuk do të ishte shumë e interesuar te jetë pjesë e kësaj qeverisje por ndoshta më kushte të caktuara do të pranonte një formulë të tillë , në këtë formulë PDK do të kishte kryeministrin, Krye parlamentarin VV dhe presidentin do ta kishte LDK. Ministrit  do te ndaheshin si në vijim: PDK 6 ministri,LDK 5 ministri, 4 VV tjerat partitë e pakicave.

Modeli opcional 6

PDK +VV, një model tërësisht ndoshta  i pa pranueshëm për VV, në këtë situatë PDK do të kishte presidentin  dhe krye parlamentarin, VV kryeministrin. Një qeverisje  afat shkurte   dy vjeçare, përderisa ministrit do të ndaheshin në si në vijim 8 PDK,7 VV tjerat shoqëria civile 2 ministri dhe 2 ministri partitë e pakicave.

Modeli opcional 7

PDK+LDK+VV+pakicat

Në një model të tillë , LDK do të kishte kryeministrin ,PDK presidentin ,VV krye parlamentarin, ministrit do të ndaheshin si në vijim LDK 6,PDK 6,VV4, 2 ministri shoqëria civile dhe 2 ministri tjera partitë e pakicave.

Këto janë mundësi që mund të shpine në drejtim të daljes nga ngërçi politik , por kjo varet nga subjektet politike ne vend nëse e dëshirojnë ndonjërën pre zgjedhjeve që vendi të mos shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.