.
×

Mlladiqi nxirret me zor nga salla në momentin kur po lexohej verdikti



 

Gjatë leximit të vendimit të Trupit Gjykues, krimineli serb i akuzuar për vrasjen e më shumë se 7 mijë boshnjakëve, Ratko Mlladiq është nxjerrë me zor nga salla. Kjo për shkak se ai aty u ka bërtitur gjykatësve në një situatë shumë të tensionuar.

Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, është duke e shpallur aktgjykimin për ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiqi është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.

Mlladiqi mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë, në vitin 1993, për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladiq, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime. Mlladiqi i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

Ndiqeni live këtu vendimin për Ratko Mlladiqin