.
×

Mjerim: Punetorit 36 vjeç në lokal sapo iu shua jeta



“Rreth ores 20:00 policia ka marre informaten se ne nje lokal ne rrugen “Bajram Gashi” ne Lipjan  gjendet nje person pa shenja jete.

Me te marre informaten policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja fillestare e vendngjarjes eshte konstatuar se nje mashkull rreth 36 vjec , qe eshte konfirmuar si punëtori i lokalit ne fjale eshte pa shenja jete, dhe ka nje plage qe dyshohet te jete shkaktuar nga arma e zjarrit”, ka thënë Borovci për Periskopin.

Tutje ai ka thënë se po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“Aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit te ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policise si vdekje e dyshimte përderisa jane duke u ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme ne perpjekje per te ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarje”, ka thënë tutje Borovci. Raportohet se rasti ka ndodhur në një kazino./Persikopi/