.
×

Mjeku që ishte në komision iu jep pikët maksimale në konkursin për logopedë në QKUK dy puntorëve të tij



Botapress 15 Mars- Me 12 Shkurt të këti viti 2019 në QKUK ishte hapur një konkurs me thirrje për aplikim për 2 Logoped, pas daljes së konkursit aplikuesit ishin një numer i madh që prisnin me pa durim për t’i dorzuar dokumentet dhe secili nga ta në mendje kishte të veshin mantillen e bardhë, për tu bërë për atë që kanë studjuar Logoped, por gjitha kto deshira u shuan me daten 11.03.2019 dita kur ishte mbajtur provimi me shkrim, pasi nga gjithësej 36 persona që kishin aplikuar testin e kaluan vetëm 7, nga ta dhe jo rastësisht, pasi pikërisht dy nga personat që janë në listen që kanë kaluar testin ishin të lidhur ngusht me antarët e komisionit, shkruan Botapress.info

Me daten 11.03.2019 Të gjithë aplikuesit ishin të përgaditur me iden se do të bëhen Logoped, secili nga 36 personat që prisnin në koridiorin e gjatë, në mendje kishin se do të jen logoped, por gjërat rrodhen ndryshe për Botapress-in rrefen ngjarjen se çka ndodhi atë ditë njëri nga kandidatët aty, personi në fjalë ka dashur të jetë konfidencial por emri është i njohur për redaksinë.

Sipas kandidatit në fjalë provimi zgjati 45 minuta të gjitha ishin pyetje të mbyllura, sipas burimit në fjalë peytjet kanë qenë administrative defektologjike dhe jo logopedike.

“Ne dyshojmë që personat që e kanë kalu provimin, disa kanë pasur pyetjet pasi që gjatë studimev kanë pas performancë dhe nota të dobta, pyetjet kanë qenë nga defektologjia agavacioni që nuk është diagnoz logopedike, dhe disa të tjera që nuk janë pyetje për një logoped por kryetari i komisonit është vet defektolog dhe pyetjet kanë qenë të llojit të tij” tha për Botapress njëri nga aplikuesit.

Emrat që kishin hyrë në provim janë:

Blerina Shabani

Argjent Abazi

Rina Demolli

Alma Sherifi

Rudina Hysiqi

Erolina Hasani

Dardane Paçarada

Miranda Rama

Rudinë Fetahaj

Ermedina Jolla

Arta Bekaj

Zahide Rraci

Urtina Baftiu

Adelina Haxhiu

Ilire Bejtullahu

Ragbete Konjusha

Mimoza Tmava

Betime Gosalci

Ibadete Vita

Gazmend Mehmetaj

Artiola Gashi

Antigona Kajtazi

Fjolla Rexha

Dorentina Telaku

Shkurte Berisha

Etrit Kavaja

Hillari Alidemi

Arta Abdullahu

Bahrie Gashi

Ganimete Slihi

Shenaj Syla

Zheralldina Durguti- Shala

Këta janë emrat që ka siguruar Botapress, lista e personave që kanë aplikuar dhe ju kanë nënshtruar provimit me shkrim me datën 11.03.2019 në orën 10:00, provimi kishte zgjatur 45 minuta dhe mbasi përfundon provimi emrat që e kalojnë provimin kuptohen vetëm 20 minuta pas përfundimit të provimit, shkruan Botapress.info

Nga gjithësej 36 që kishin hyrë në provim, vetëm 7 nga ta e kaluan këtë provim, ata janë:

1 Blerina Shabani

2Argjent Abazi

3Rina Demolli

4Alma Sherifi

5Rudina Hysiqi

6Erolina Hasani

7Dardane Paçarada

Por ky pluhur nuk u qua kot, pasi emri i Blerina Shabanit që po kryeson në listë bashkë me Argjent Abazin me pikët maksimale jo kotë gjindet aty. Blerina dhe Argjenti ka punuar deri me sot në një ordinance private të Iliasa Fazliut që ishte dhe kryetarë i komisionit në këtë konkurs që ishte në QKUK, shkruan Botapress.info

Iliasa Fazliu njëherësh dhe kryetarë i komisionit, është pyetur nga Botapress lidhur me gjithë këtë ngjarje, se si ka mundësi pikërisht dy nga punonjësit që ti i ke në ordinancën tënde në Gjilan, tani e kanë kaluar provimin si të parët dhe me pikët maksimale, Fazliu tha për Botapress se procesi ishte i rregullt dhe nuk ka lidhje sipas tij asnjë gjë me të, por e pranoi që emrat e lartë cekur janë puntorë në ordinancën e tij në Gjilan.

“ Gjithë procesi ishte në mënyrë të rregullt, pa asnjë llojë ndërhyrje, po ai djali dhe ajo vajza kanë punuar në ordinancën time, por kjo nuk ka lidhje me mua, pasi ata janë treguar me të mirët dhe e kanë kaluar provimin, po ashtu provimi është shtyrë tri here radhazi vetëm të jetë si duhët pa ndërhyrje” tha Fazliu për Botapress.

Por me gjithë këtë nuk pajtohen ata që nuk e kaluan provimin, thonë se nuk është e vërtetë se është ndërprë ndonjëherë provimi. “ Nuk është e vërtetë, provimi nuk është shtyrë asnjë herë, vetëm një herë ka qenë provimi dhe mbas 20 minutash kanë dalur rezultatet dhe lista që nuk është normale” tha njëri nga kandidatet, emri i personit në fjalë është i njohur për redaksinë e Botapress-it.

Lidhur me këtë Botapress ka kontaktuar dhe me antarinë e dytë të komisionit që ishte Doktor Shpend Haxhi Beqiri që punon si psikiatër në QKUK, ai për Botapress tha se nuk ka ndonjë ide lidhur me këtë dhe se sipas tij gjithë procesi deri me tani ka shkuar mirë

“ Nuk besoj që ka diçka lidhur me dy emrat që po i cekni, procesi ka shkuar gjithëçka në rregull, pa telash dhe pa ndonjë ndihmes nga dikush, nuk mund të them diçka me teper” tha Beqiri për Botapress duke pohuar çdo pytje që Botapress ia bënte.

Por kandidatet nuk janë ndalur me kaq 14 nga ta kanë hartuar një ankes me gjitha shkeljet që janë bërë sipas tyre nga komisioni që ishte në provim, ankesa ju është drejtuar Bordit te drejtorit, komisionit te ankesav, drejtori gjeneral të QKUK-së Bastri Sejdiu, ankesen e ka siguruar Botapress dhe mund ta gjeni këtu: FOTO

Botapress ka kontaktuar me Sejdiun për një prononcim por telefonin e kishte të shkyçur, shkruan Botapress.info

Botapress ka siguruar dhe foto ku shihët Argjent Abazi personi që ka kaluar provimin me pikët maksimale në foto krah Iliasa Fazliut kryetarë i komisionit në këtë konkurs në QKUK për logoped, foton mund ta gjeni këtu: FOTO

Botapress ka kontaktuar dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, për ta konfirmuar nëse kanë informacione deri me tani lidhur me këtë rast, këta të fundit thanë për Botapress, se nuk kemi ndonjë informat apo ndonjë ankes që ka arritur deri aty, por në momentin që del se ka pasur parregullësi në procesin e konkursit për 2 logoped në QKUK do të mirren masat dhe do të perseritet konkursi dhe provimi, po ashtu nga Ministria thanë se ka qenë vetëm provim dhe jo pranim, “ ata e kanë kaluar provimin, por ende nuk është pranuar askush, në momentin e parë që sigurojmë prova që ka shkelje do të anulohet ky provim” thane nga Ministria për Botapress-in.

Personat që nuk kanë kaluar provimin dhe që pretendojnë që ka shkelje, thonë për Botapress se rastin do ta dërgojnë në instancat me të larta lidhur me këto shkelje dhe se nuk do të ndalen pasi sipas tyre ky është një skandal dhe duhet të ndalen njoftësia dhe duhet të punësohet ai/ ajo që e meriton, shkruan Botapress.info

Botapress, do ta perciell rastin dhe me tutje lidhur me atë se çfarë do bëhet me tej, dhe kush do të pranohet apo do të anulohet ky provim.

 

DOKUMENTI1

DOKUMENTI2

DOKUMENTI3

DOKUMENTI3

DOKUMENTI4

DOKUMENTI5

DOKUMENTI6