.
×

Mjeku infektolog Valbon Krasniqi tregon më shumë rreth Koronavirusit



Mjeku infektolog në QKUK Valbon Krasniqi në intervistën e javës në “Gazeta Blic” ka folur më gjerësisht rreth virusit të rrezikshëm që është përpahur në Kinë i quajtur ndryshe Koronavirusi.Krasniqi ka shpjeguar më gjerësisht se çfarë është ky virus dhe rrugët se si ai transmetohet tek njerzit.“Ky virus është një lloj i ri i familjes së Koronavirusëve.

Koronavirusët janë një familje e madhe e këtyre virusëve, nihen 6 grupe të mëdha të këtyre virusëve dhe që qarkullojnë në natyrë. Kryesisht jetojnë dhe infektojnë shtazët apo shpendët por aksidentalisht mund të vijnë edhe tek transmetimi i tyre tek njeriu.

Për këtë virusin e ri që është përhapur tanimë në Kinë dihet që i përket kësaj familjes së Koronavirusëve dhe tani për tani autoritetet shëndetësore botërore e kanë emërtuar si virus i ri i Koronavirusëve 2019 Kina. Njerzimi dhe bota shkencore është përballur edhe më herët me familje të këtyre virusëve. Pra Koronavirusët në përgjithësi nihen si virusë zoonotik çka do të thotë që kanë mundësi të transmetohen nga kafshët tek njerzit” .

Ai na tregon më tej se si u zbulua dhe u identifikua ky virus.“Më 31 dhjetor të vitit të kalur autoritet kineze diagnostifikuan një person me pneumoni te ranë dhe shkatarët e së cilës nuk arritën ti gjenin derisa me 7 Janar izoluan këtë virus nga ai person.

Më vonë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës izoloi këtë virus nga një person i infektuar dhe më pas u vërejt se është i ngjashëm me këtë virusin në Kinë. Nga gjenomi i përbërjes së virusit u vërejt se ky virus ka ngjashmëri të gjenomit diku deri 70% me vurusin e sarsit dhe kjo na bën të shpresojmë se do të gjenden ilaqe të shpejta dhe virusi ndoshta nuk do të perhapet shumë. Sa i përket burimit të këtij virusi në fillim u tha se ishin gjarpërinjt apo lakuriqët e natës por tani për tani ende nuk ka të dhëna të sigurta se cili ka qenë burimi kryesor dhe prej cilës kafshë është përcjell” tha doktor Valbon Krasniq për Gazeta Blic.