.
×

Mjaft me akuza të frikshme! Komente si kjo për vajzën e Xhensila Myrtezajt s’duhet t’i shohim kurrë



Rrjetet sociale janë bërë aq të rëndësishme për ne, sa asgjë duket sikur nuk ekziston nëse ne nuk e publikojmë. Vetëm dy ditë më parë kur Facebook-u dhe Instagram-i pësuan një defekt, interneti u çmend dhe njerëzit nuk dinin se çfarë të bënin me kohën që iu kishte mbetur e lirë, shkruan Botapress.info

Kaq i rëndësishëm është celulari dhe mediat sociale, sa nëse dikush nuk publikon në të detaje nga jeta personale atëherë ti do të gjesh medoemos arsyen apo “të fshehtën”.

I tillë është edhe rasti i një ndjekëseje të Xhensila Myrtezajt, e cila me një aludim që shkon në ekstrem, shkruan se ka gjetur sekretin e jetës së këngëtares dhe bashkëshortit të saj, Bes Kallaku. Dhe ajo prek në pikën më të brishtë të çiftit, te vajza e tyre Ajka, për të cilën shkruan me bindje se ka probleme me zhvillimin!

Si reagoi Xhensila? Ashtu siç do të reagonte çdo nënë, e revoltuar për këto fjalë të pahijshme që cenojnë familjen e saj.

“Vajza ime gëzon shëndet të plotë, e na gëzon çdo ditë. Është dritë dielli pa asnjë mangësi. Ta them unë pse nuk e nxjerr vajzën, është aq e pastër aq e kulluar sa që nuk duan ta bëjnë pis”, thuhet ndër të tjera në komentin e këngëtares.

E dini pse nuk duhet t’i japim llogari njeriut nëse duam apo jo të publikojmë diçka? Sepse pretendojmë që jetojmë në një botë të lirë dhe për ne rrjetet sociale nuk duhet të jenë pengesë, por mundësi.

Të gjithë kanë të drejtën e tyre të vendosin se çfarë duan të publikojnë dhe si t’i publikojnë, ndërsa ata që i shohin dhe i ndjekin janë të lirë të mendojnë ç’të duan, por asnjëherë nuk u lejohet të cenojnë moralin e të tjerëve.

Xhensila është vetëm një nga prindit që ka zgjedhur të mos postojë foto të fëmijës së saj, ndërsa të njëjtën gjë po bëjnë dhe Arbana Osmani, Alketa Vejsiu, Soni Malaj apo edhe Lorik Cana. Në fakt ky fenomen prek të famshmit në të gjithë botën.

Në asnjë moment paparacët nuk janë lejuar të publikojnë imazhin e plotë të fëmijë të personazheve publikë, nëse ata nuk janë treguar më herë nga prindërit. Dhe ata i dinë shumë mirë pasojat: Padi që i kushtojnë mijëra euro.

Epo çdo prind ka të drejtë të zgjedh vetë fatin e fëmijëve të tij dhe cilado është zgjedhja e tyre ne duhet thjesht ta respektojmë, shkruan Botapress.info

Jemi në kohën: “Unë postoj çfarë dua, ti ose bëj ‘like’, ose hiqu nga faqja ime”!