.
×

Mirishahe Limani – Hiler: Jo rrallë, ne dijmë të bëhemi përrallë



Pas një vështrimi të shkurtër në profilin e juaj bëhemi miq në FaceBook, krejt normale…
Ato që « llajkohen » të parat është portreti, fotoja juaj në plazhë
E ti thua, gjeta nje mik që ka shije
Nuk kërkojmë të dijmë rreth personit nga profili i tij, « nuk besoj në ato që shkruhen aty »
Kurioz të pyesin « nga TË KAM »
Tjetri i brengosur se të mbytë vetmia: « a je e martuar shqipe »
I treti që deshiron të të vizitoj: « ku jeton TI moj bukuroshe »
I katerti gjysëm n’ekstazë të dërgon fotografinë e tij « unë jam ky »
E ka prej atyre tmerrësisht të brengosur që mbiemrin Hiler e kërkojnë në origjinë ilire,
Vërtetë pa hile.
Tjetri kur sheh se ke emrin e njejtë me gjyshen e tij të pyet « ashiqare »: « a jeni shqiptare »
Mandej ata që zgjohen herët një foto me: « mirëmengjesi një kafe për ty »
Në drekë: «si po e kalon sot o yll »
Pas darkës: « gjumë të embël e ishalla të shoh n’ëndërr »…
Të guximshmit sapo i pranon miq të thërrasin me leje të « Bajram Begut »
Duan të të dëgjojnë zërin me çdo kusht, tentojnë…nuk kanë as orë
Pas të gjitha këtyre pason në miqësi « bllok »
E ti thua mandej « mos e bëra bërllog »
Pas « bllokut » pyet veten sa është vendim i mirë
A ishin vërtetë miq që mirësjelljen s’të « shqelmojnë »
Apo njerëz që kur i sheh ç’bëjnë në jetë « në Facebook punojnë »
E disa të tjerë që thonë se « ka kush punon për mue »
Janë edhe ca « ushtarë lirie » që me « flamuj t’masakruar » shqiponjash e përplot figura heronjësh duen me të gëzue
Disa …
Jo rrallë ne dijmë të bëhemi përrallë
Edukatën, respektin e dashurinë i njohim veq si fjalë.
A do të kisha gjithë këtë « përkujdesje » falas edhe unë
« sikur të isha djalë »
ose sikur « të punoja në facebook »