.
×

Miranda rrëfen takimin me Lumi B, ja si u njohën çifti



 

Reperi i njohur, Lumi B prej vitesh është i martuar me Miranda Mehmetin. Çifti gëzojnë një jetë të lumtur familjare të cilët tashmë janë edhe prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin, Blin.

Duke qenë se dyshja janë mjaft aktiv në rrjete sociale, kësaj here është bashkëshortja e Lumit e cila ka pranuar disa pyetje nga fansat. “Sa vjeç je kon kur jeni njoftu me Lumin, pse për djal s’po ki qef këngëtar e burri?”, është pyetja e ndjekësit teksa kështu i përgjigjet Miranda. “Kemi qenë tepër të ri në shkollë të mesme.. po spo di bre njeri ka qef për fmi mirë e ma mirë.. psh pse mos me u bo avokat ose diçka tjetër. Ndër tjerash, gruaja e Lumit shquhet si njëra nga nuset më ‘bombastike’ të estradës. /Lajmi.net/