[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mira Nikolla: Ti ke çilsin



Mos zgjo në mu atë që s’du me kenë!
Mos m’i hap dhomat e erreta të shpirtit
kur s’e din se ç’ka kan mrenë!
A e din kur kput trandofillen me i marr erë,
për sa e bukur asht,
s’pret që gishtin me ta therë?
Njashtu në mu mos zgjo egërsinën,
lene të flejnë ma mirë!
Zgjo ëngjëllin!
N’dorë e ke ti çilsin,
hap portën e mirë!

Menu Title