[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministrja serbe: Lidhja ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës çon në një marrëveshje politike



Marrëveshja e Washingtonit, hapja e një zyre rajonale të Fondit të Zhvillimit të Korporatave (DFC) në Beograd dhe projektet e paralajmëruara të infrastrukturës mund të Wdihmojnë gjithashtu negociatat politike midis Beogradit dhe Prishtinës, qofshin ato të zhvillohen në Washington ose Bruksel.

Kështu tha zëvendëskryeministrja njëherit ministre e Ndërtimit, Transportit, Zorana Mihajloviq.

Ajo deklaroi se atje ku asgjë nuk mund të kalojë, së pari kalon ekonomia dhe financat, kalon paraja.

“Ekonomia është gjithmonë hapi i parë që lidh njerëzit, pavarësisht se çfarë dhe çfarë interesash kishin ose çfarë pikëpamjesh politike ata përfaqësonin”, theksoi Mihajloviq.

Ministrja serbe thotë se është e bindur që rezultati i zgjedhjeve presidenciale në nëntor në Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojë atë që ishte rënë dakord me administratën amerikane.

Menu Title