[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministrja Bajrami tregon sa milionë euro janë ekzekutuar nga pakoja emergjente



Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se nga pakoja emergjente janë ekzekutuar 122 milionë euro.“Nga pakoja emergjente kemi zbatuar deri më tani 122 milionë euro.

Janë përfunduar të gjitha aplikacionet që i ka pranuar Komisioni ndërministror, dhe nuk kemi ndryshuar asnjë anëtar të këtij komisioni, i cili është themeluar nga ish-qeveria”, ka thënë Bajrami në Desk.

Me rishikim të buxhetit ajo thotë se kanë filluar ekzekutimin, derisa ka sqaruar edhe masën prej 170 euro.

“Te masa 170 euro vendimi i ish-qeverisë iu ka lënë në diskrecion ndërmarrjeve që ato ta kërkojnë subvencionimin e pagës 170 euro për punëtorët ose me llogari të punëdhënësit. Gjithashtu iu ka dhënë mundësia që njëherë pagesa t’i bëhet punëtorit dhe herën tjetër t’i bëhet ndërmarrjes. Besoj se ky është keqkuptimi më i madh sepse shumë punëtorë kanë menduar se kjo është shtesë mbi pagën. Në fakt kjo nuk ka qenë shtesë mbi pagën asnjëherë. Kjo është menduar si ndihmë për ndërmarrjeve për me paguar një pagë minimale ose me e plotësuar në mënyrë që ndërmarrja ta paguajë pagën e plotë”, ka thënë ajo.

Bajrami ka shtuar se bizneset është dashur ta dëshmojnë se janë prekur nga pandemia.Ajo ka shtuar se Komisioni i Ankesave është duke u marrë me trajtimin e ankesave.

“Kemi ekzekutuar masën 3A që është 170 euro, kemi ekzekutuar të gjitha listat për financimin e 50 për qind të qerasë, për të gjitha bizneset. I kemi vetëm ankesat tani”, është shprehur Bajrami.“Shpeshherë edhe Sindikata të sektorit privatë por edhe vet punëtorët kanë thënë se neve nuk na është dhënë 170 euro nga punëdhënësit. Ne nuk kemi pasur mekanizma për të shkuar të shohim se a po shpërndahen ato mjete.

Por, ajo çfarë duhet ta ketë të qartë secili punëtor është që këto nuk kanë qenë mjete shtesë mbi pagën, por subvencionim i pagës. Nëse dikush e ka pasur pagën 300 euro, punëdhënësi i ka dhënë 130 euro nga ndërmarrja dhe 170 nga Qeveria. Por, ka pasur ndërmarrje që aktivitetin e ka pasur zero dhe i ka ndarë vetëm ato 170 që i ka dhënë Qeveria”, ka thënë Bajrami.

Menu Title