[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministria e Shëndetësisë tregon se a ka shtretër dhe respiratorë të mjaftueshëm për rastet me Covid-19 në Kosovë



Boapress 25 Mars – Pas situatës së krijuar nga virusi Covid-19 në Kosovë, një numër klinikash të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë shndërruar në klinika ku trajtohen vetëm rastet e prekura me koronavirus.

Drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka konfirmuar aktualisht në QKUK janë rreth 500 shtretër në dispozicion për menaxhimin klinik të rasteve me virusin korona. Ai thotë se vetëm Klinika Infektive ka 124 shtretër, një repart izolimi me 40 shtretër, të lidhur me oksigjenim qendror dhe një dhomë të mjekimit intensiv me 6 shtretër.

Madje, Hoti thotë se në këtë klinikë gjenden një numër i madh respiratorësh, të cilët deri më tani nuk ka pasur nevojë të përdoren. “Por, pas shfaqjes së rasteve me COVID-19, e tërë Klinika Infektive është shndërruar në klinikë ku trajtohen vetëm rastet me COVID-19 dhe është mobilizuar edhe një numër më i madh i respiratorëve, por që deri tash, nuk ka pasur nevojë të përdoren. Gjithashtu, në funksion të menaxhimit klinik të rasteve me COVID-19 në dispozicion janë vënë edhe të gjithë shtretërit e Klinikës së Pulmologjisë, Klinikës së Dermatovenerologjisë, Klinikës së Imunologjisë dhe objekti i ri i Mjekësisë Sportive, që ka kapacitet prej 100 shtretërish dhe të lidhur me oksigjen qendror”, ka thënë tutje Hoti.

Sipas tij, aktualisht në Kosovë gjenden 142 respiratorë, 95 prej të cilëve gjenden në sektorin publik dhe 47 në sektorin privat. QKUK posedon 68 respiratorë, ndërkaq 27 të tjerë gjenden në spitalet e përgjithshme.

Menu Title