.
×

Ministria e Diaspores te ketë një zv.ministër nga Diaspora  



 

kadri

Shkruan :Kadri Gervalla

 

Lufta u zhvillua dhe përfundoi me fitoren e UÇK-së, por kjo fitore dhe liri e Kosovës është edhe meritë e mërgimtarëve nga diaspora.Këtë nuk mund ta mohojë askush.Diaspora gjatë luftës ka luajtur rolin pothuajse kryesor,në luftë dhe diplomaci,kur ka qenë nevoja për ta bërë sensibilizimin e gjendjes në Kosovë e deri te mundësitë për përkrahjen e luftës nga vendet dhe faktorët kyçë.Kontributi më i rëndësishëm ka qenë mobilizimi i vullnetareve të UÇK-së,si dhe Fondi“ VENDLINDJA THËRRET“ ,i vetmi fond që ishte deklaruar edhe nga Shtabi i Përgjithshëm i Uçk-së si fond i luftës.Janë derdhur shumë mjete në këtë fond dhe diaspora nuk e ka kursyer as metalikun e fundit,por ka kontribuar deri në maksimum.

Deri tash qeveritë e kaluara e kann anashkaluar,me qëllim apo pa qëllim,por gjithmon gjoja për mungesë kopetencash.E di që mungesa e kopetenvace pak ka qenë, por një mbështetje tjeter  mund t´i  bëhej diasporës.

Një gjë nuk më ësht e qartë.Kur Kroacia dhe Maqedonia kan qenë këmbëngulëse se në Parlamentin e tyre duhet të jenë nga 5 deputetë nga diaspora,pse këtë nuk e bën Kosova.

Si ësht e mundur ta kemi Ministrinë e diasporës dhe mos ta kemi asnje njeri nga diaspora në këtë ministri. Është KJO MINISTRI E DIASPORëS APO E PRISHTINËS.Kush i din hallet ma shumë të mergatës ata në Prishtinë a  ne në diasporë.

Do ishte mirë dhe respekt qe së paku në ketë ministri të jet nje zv Minister nga diaspora,i cili do jet ma afër me diasporën,si dhe te ketë kshillatrë mbrenda dhe jashtë nga diaspora.Keshtu kjo ministri do ta ketë afersinë ,respektin , bashkpunimin ma te mirë.

Ministri i ri i diaspores z VALON MURATI ,është një njeri rëndesishëm për diasporën,ku besoj se do të dinë ta nderlidhë bashkpunimin  me mergaten,por kerkoi nga ai që të këtë një trajtim ma të mirë se deri më tash qe ka pas kjo minstri në raportë me diasporën.

Kjo minstri duhet ti ketë parasysh edhe kerkesat e mergimtareve.Si dhe duhet sa ma par të themeloi Qendrat e Kulturës ne Gjermani dhe vendet tjera në Europë.

Të formohen Këshillat që ruajnë reciprocitetin KOSOVË-DIASPORË, si në vijim…

 

a.Këshilli për vënien dhe ruajtjen e lidhjeve me Atdheun .

  1. Këshilli për vnien dhe ruajtjen e lidhjeve me shtetin dhe popullin gjerman .
  2. Këshilli inteleëktual e shkencor.
  3. Këshilli për art, kulturë dhe letrësi.
  4. Këshilli për informim.

f.Këshilli për bashkëpunim me asociacionet tjera shqiptare në mërgatë.

  1. Këshilli për biznes dhe ekonomi dhe
  2. Këshilli financiar.

Diaspora jo nën ombrella partish, por e organizuar dhe koordinuar në mënyrë institucionale…