[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministria e Arsimit ka një njoftim të rëndësishëm për nxënësit e klasave të nënta



Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nxënësit e klasave të nënta do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë më 23 qershor 2020.

“MAShTI ka përgatitur dhe ka dërguar te DKA-të udhëzuesit dhe informacionet e detajizuara për nxënësit, institucionet arsimore dhe për të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe administrimin e Testit të Arritshmërisë 2020. Në këto dokumente janë të përfshira informacione dhe udhëzime të rëndësishme sikurse data dhe afatet me rëndësi, organizimi kohor për ditën e testimit, rolet dhe përgjegjësitë për realizimin e Testit të Arritshmërisë, detyrat e palëve kryesore të përfshira në administrimin e testit, detyrat e DKA-ve dhe shkollave, MAShTI-t, detyrat e komisionit të qendrës së testimit, detyrat e administruesit të testit, informata, udhëzime dhe rregulla për nxënësit, etj”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ministria.

MAShTI ka bërë të ditur se “do të vazhdojë bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me Drejtoritë Komunale për Arsim në mënyrë që i tërë procesi i realizimit të këtij testi të rëndësishëm të përmbyllet me sukses”. LINKU

 

 

Menu Title