[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministri Zemaj optimist: Bashkë do t ia dalim!



 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se prioritet është furnizimi i spitaleve të përgjithshme dhe klinikave me barna dhe paisje medicionale.

Zemajt thotë se Klinika Emergjente, Neurologjia, Mjekësia Nukleare dhe të gjitha klinikat tjera, janë duke ofruar shërbime të nevojshme për të gjithë qytetarët edhe në këtë kohë pandemie, njofton Klan Kosova

Tutje ministri thotë se veprimet e ndërmarra, do të lehtësohet edhe puna e personelit shëndetësor.

Postimi i plotë i Zemajt:

Furnizimi i spitaleve të përgjithshme dhe klinikave, me barna dhe paisje medicionale është prioritet.

Klinika Emergjente, Neurologjisë, Mjekësia Nukleare dhe të gjitha klinikat tjera, janë duke ofruar shërbime të nevojshme për të gjithë qytetarët edhe në këtë kohë pandemie.

Po bëjmë çdo përpjekje që të kemi avansime në sistemin shëndetësor dhe të bëjmë furnizime për pacientët tanë.

Në Klinikën e Radiologjisë po investojmë, Rentgeni statik është investimi më i ri. Nuk do të ndalemi.

Të nderuar qytetarë,

Duke respektuar masat anti covid, duke mbajtur maskën, distancën dhe higjienen personale, jo vetëm që do t’ia lehtësojmë jetën vetes dhe familjes, por edhe punën e personelit shëndetësor dhe shtetin.

Bashkë ia dalim!

Menu Title