[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministri Veliu e cakton shefen e kabinetit



 

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka caktuar shefen e kabinetit. Veliu në këtë pozitë e ka emëruar Gentiana Azemin, që kishte qenë e angazhuar në zyrën për media të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook vetë Azemi.

Ajo ka shkruar se është emëruar si Këshilltare e Lartë politike, shefe e kabinetit të ministrit Agim Veliu.

“Detyra e re, nuk është veç privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe për mua, andaj do të punoj me përkushtimin më të madh në arritjen e sukseseve në këtë dikaster të rëndësishëm qeveritar. Prioritetet tona, për një qeverisje më të mirë dhe sistem ndryshe do t’i realizojmë bashkë me ministrin Veliu”, ka shkruar Azemi.

Menu Title