.
×

“Ministri Tahiri pritet të japë dorëheqje”



Botapress – 1 Tetor-Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i ka paralajmëruar dorëheqjen e tij kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj. Nëpër disa media raportohet se Tahiri këtë vendim ia ka dorëzuar sot kryeministrit, ndërsa dorëheqja e tij lidhet me pakënaqësitë që ai i ka shprehur lidhur me funksionimin e punëve në sistemin e drejtësisë, sidomos me ndërhyrjet e shumta politike në dy muajt e fundit.

Koha.net ka provuar ta konfirmojë këtë edhe nga Qeveria edhe nga vet Ministri, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Kujtojmë se pak ditë më parë, Tahiri ka kërkuar nga politikanët të mos bëjnë presion ndaj institucioneve të drejtësisë./BP/