.
×

Ministri Shala e kryetari Bahtiri zotohen se do t’i dalin në ndihmë Trepçës 89



Pas djegies së Stadiumit të futbollit “Riza Lushta” në qytetin e Mitrovicës, zëvendëskryeministri dhe njëherit ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Kujtim Shala, sot në mesditë ka qëndruar në Mitrovicë të shoh nga afër atë çfarë ka ndodhur.
Ministria do të ndihmoj klubin pas dëmeve të mëdha të shkaktuara, ku janë dëmtuar tërësisht tribunat e KF Trepca 89, tha Shala.

Ministri nuk përmendi se me sa mjete do ta ndihmoj KF Trepca 89 pas dëmit të shkaktuar, por vetëm se konfirmoj se në bashkpunim me Komunën e Mitrovicës do të ndihmojnë që klubi të vazhdoj garat në sezonin pranveror.

Edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas djegies së tribunës së stadiumit të futbollit “Riza Lushta” në Mitrovicë. Ai në një porononcim për Veriu nga Holanda ku gjendet momentalisht, u zotua se do t’i dalë në ndihmë klubit.

“Komuna do t’i dal në ndihmë klubit Trepça 89 me të gjitha mundësitë. Bashkë më Ministrinë e Sportit do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet, që ky klub të vazhdoj normalisht garat, duke pas parasysh se Mitrovica është një qytet i cili bashkëjeton me sportin e veçanërisht me futbollin”, tha Bahtiri për Veriu.info.

Nga ana tjetër, Zëdhënësi rajonal i Policisë, Avni Zahiti e ka konfirmuar se nga dyshimet fillestare mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga energjia elektrike. Por ndryshe mendon kryetari i Klubit të futbollit Trepça 89, Abedin Zeka, i cili dyshon se shkaktar të zjarrit të ketë qenë faktori njeri.