.
×

Ministri Rrustem Berisha, vizitë zyrtare në Francë



 

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës z. Rrustem Berisha u prit nga Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Armatave të Francës znj. Geneviève Darrieussecq

 

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës z. Rrustem Berisha, u prit sot në Paris nga Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Armatave të Francës, znj. Geneviève Darrieussecq.

 

Në një takim miqësor u bisedua për  marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe u bisedua për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

 

Ministri Berisha e njoftoi ministren franceze për zhvillimin dhe arritjet e FSK-së, përfshirë përmbushjen e kritereve dhe standardeve për transformim sipas standardeve të NATO-s.

 

Znj. Darrieussecq i mirëpriti arritjet e FSK-së dhe e nënvizoi gatishmërinë për bashkëpunim dypalësh që i kontribuon të dyja vendeve.

 

Franca është partner i rëndësishëm i Kosovës dhe vizita e ministrit Berisha bëhet në prag të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, për t’i shprehur mirënjohje Francës për kontributin e saj shumëdimensional.​