.
×

Ministri Reçica jep lajmin për fillimin e pagesave me rritje për pensionet



Botapress 22 Shkurt- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka lajmëruar se nga sot Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nisur pagesat me rritje për disa kategori përfituese të pensioneve.

Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar”, ka thënë ministri Reçica.

Si ministër i MPMS, ai thotë se mbetet i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale.