.
×

Ministri Reçica i kërkon Qeverisë miratimin e Projektligjit për Lehonat



Botapress 22Janar-Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica i ka kërkuar Qeverisë që të miratojē Projektligjin për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror të hartuar nga dikasteri që ai drejton, Projektligj të cilin kjo ministri e ka dërguar për miratim në Qeveri në dhjetor të vitit të kaluar.

Ministri Reçica sot në mbledhjen e Qrverisë tha se nëse ky projektligj nuk miratohet, çështja e trajtimit të lehonave rrezikon te mbetet e parregulluar dhe të shkaktohen probleme në të ardhmen për shkak të mos trajtimit.

Postimi i plotë i Ministrit:

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale vitin e kaluar ka hartuar Koncept-Dokumentin për rregullimin e fushës së mardhënies së punës nga i cili kanë buruar dy projektligje, ai i Punës dhe projektligji për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror. Projektligji i Punës është miratuar nga Qeveria kurse ai për pushimin e lehonisë dhe prindëror ende është në procedurë miratimi.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kërkova nga kabineti qeveritar që ta miratojmë sa më parë këtë projektligj ngaqë nëse ai nuk aprovohet, çështja e trajtimit të lehonave mbetet e parregulluar dhe si rrjedhojë na shkakton probleme në të ardhmen.

Rritja e mirëqenies së nënave lehonë dhe e të posalindurve është e domosdoshme!