[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministri i Drejtësisë niset për në Hagë të intervistohet nga Gjykata Speciale



Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri sot është nisur për në Hagë ku pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Burimet e lajmi.net bëjnë të ditur se Ministri Tahiri sot ka udhëtuar për në Hagë pas ftesës që i është bërë atij nga Dhomat e Specializuara për t’u paraqitur në cilësinë e dëshmitarit.Intervistimi i tij pritet të zgjasë dy ditë.

Para disa ditësh, vetë Ministri Tahiri kishte bërë publike faktin se ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, sipas tij për t’i informuar Dhomat e Specializuara mbi procedurat e zbatimit të ligjit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar nga Dhomat e Specializuara.

Menu Title