.
×

Ministri i Diasporës, Valon Murati vizitoi shoqatën Down Syndrome Kosova



Prishtinë, 16 mars 2016

 

Në kuadër të fushatës vendore për shënimin e Ditës Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down, ministri për Diasporë, Valon Murati, vizitoi sot shoqatën Down Syndrome kosova (DSK), për të parë nga afër zhvillimet dhe aktivitetet e shoqatës.

Gjatë kësaj vizite u diskutua për programet e shoqatës, ku bënë pjesë programi i intervenimit dhe edukimit të hershëm, programi për aftësimin e të rinjve për punë dhe jetë të pavarur ekonomike dhe sociale.

Drejtoresha e shoqatë DSK, Sebahate Hajdini- Beqiri njoftoi ministrin Murati se, ofrimi i shërbimeve për të gjithë personat e prekur me sindromën Down, vazhdonë të mbetet ende sfidë e madhe për DSK, duke marrë parasysh se numri i lindjeve të foshnjave të prekur me sindromën Down është në rritje.

Gjithashtu, ajo falënderoi ministrin Murati dhe kabinetin e tije për vizitën e bërë në muajin e fushatës për Shënimin e Ditës Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down.

Ndërsa, Driton Bajraktari, ish drejtor ekzekutive, tani kryesues i departamentit për zhvillim dhe ngritje të fondeve, kërkoi nga ministri Murati, që të mundësoj kontaktet dhe pjesëmarrjen në forumet e unionit të bizneseve të diasporës dhe implementimin e aktiviteteve, në kuadër të muajit të diasporës. Gjithashtu, kërkoi të mundësohet  bashkëpunimi në shitjen e produkteve të shoqatës DSK, produkti amë – mjaltë natyrale e paketuar nga personat e prekur me sindromën Down dhe kartolina të punuara punë dore nga personat e prekur me sindromën Down.

Në anën tjetër, Ministri për Diasporë,Valon Murati u shpreh i gatshëm që do të përkrahë shoqatën në kuadër të politikave që ndërlidhen me ministrinë që ai udhëheq.

Shoqata Down Syndrome Kosova, nën moton “Më përkrah sot, që nesër të jem i pavarur”, ka nisur fushatën vendore për shënimin e ditës botërore të personave të prekur me sindromën Down që nga 1 marsi. Me këtë fushatë, DSK qëllim primarë ka t`i adresojë nevojat e komunitetit të personave të prekur me sindromën Down, tek përfaqësuesit kyc, institucionet shtetërore dhe gjithë shoqërinë.