.
×

Ministri i Arsimit nuk e pranon vendimin e Agjencisë – Çështja shkon në Qeveri



Botapress 15 Korrik – Universiteti i Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit nuk do të mund të pranojnë më studentë. Gjithë kjo për faktin se Këshilli Shtetëror i Cilësisë sot ka marrë vendim për mbylljen e këtyre tri universiteteve publike. Vendimi është marrë pas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtar.

Për këtë ka reaguar ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi në një deklaratë për media.

“Ky nuk është vendim i mashtit pasi agjencioni merr vendime sipas ligjeve dhe procedurave që janë në fuqi”, ka thënë Bytyqi për gazetarë.

“Dua të sqaroj disa gjëra. Këshilli shtëror i cilësisë kshte marrë vendim të pret sqarime shtesë nga agjencioni antikorrupsion që do merrte një vendim me datën 22 korrik. Vendimi i sotëm ka rënë në desh me vendimin e vet këshillit shtetëror të cilësisë që u morr të premten”, ka sqaruar Bytyqi.

Siq e dimë nga ky vendim janë prekur tre universitete publike

“Pasi që kemi një lloj kundërshtimi të vendimeve presim që kjo çështje të adresohet në Qeveri”, ka thënë Bytyqi në fund të deklaratës së tij.