[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministri francez: Macron është shumë i interesuar për dialogun Kosovë-Serbi



 

Botapress 26 Nentor- Ministri francez i Tregtisë së Jashtme dhe Nxitjes Ekonomike, Frank Rister deklaroi sot se presidenti francez Emanuel Macron është shumë i interesuar për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse mund të pritet angazhim i mëtejshëm i Francës në çështjen e dialogut apo ndonjë tërheqje, Rister theksoi se presidenti francez mbështet dialogun dhe shtoi se është një pyetje të cilës Macron i kushton shumë rëndësi dhe për të cilën ai personalisht është shumë i interesuar.

Përveç kësaj, pas takimit me presidentin ser, Aleksandar Vuçiq, ministri shtoi se Macron e ka mirëpritur angazhimin e Serbisë për t’u bashkuar me metodologjinë e re të punës për pranimin në BE dhe theksoi se Serbia ka mbështetjen e plotë të Francës në rrugën e saj evropiane.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu referua kësaj çështje, drejtuar ministrit Francez, teksa theksoi se kishte bisedime të shpeshta me presidentin francez për Kosovën dhe se Macron po e diskutonte këtë temë edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

“Macron ndjek çdo detaj të bisedimeve rreth dialogut dhe gjithçkaje që po ndodh në Bruksel. Franca është shumë e përfshirë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës” nënvizoi Vuçiw.

Ai kujtoi se Macron e ksihte organizuar Samitin e Parisit, që i kushtohej dialogut Kosovë-Serbi, dhe ku e pranishme ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Menu Title