.
×

Ministri britanik: Shtyrja e afatit është më e keqe se dalja nga BE-ja pa marrëveshje



Ministri britanik për çështjen e Brexit-it, Liam Fox, ka deklaruar se anulimi i largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja do të ishte shkelje shkatërruese e besimit të votuesve dhe gjë më e keqe se dalja nga blloku pa marrëveshje.

Ai ka thënë në intervistë për një radio se deputetët që po kërkojnë shtyrje të këtij procesi në fakt po dëshirojnë ta ndalin tërësisht atë. Sipas tij, ky është rezultati më i keq i mosmarrëveshjeve aktuale.

Deputetë të ndryshëm të kuvendit britanik janë duke propozuar plane alternative krahas marrëveshjes aktuale të kryeministres May, përfshirë kërkesën për shtyrje të afatit për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, i cili është më 29 mars të këtij viti.

Sidoqoftë, udhëheqësja e qeverisë ka thënë se mënyra e duhur për ta shmangur daljen nga BE-ja pa marrëveshje është miratimi i marrëveshjes aktuale, të arritur mes kabinetit të saj dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Në referendumin për largim të vendit nga BE-ja, 52 pë qind e qytetarëve kishin votuar për t’u shkëputur nga Bashkimi Evropian, ndërsa 48 për qind kishin votuar kundër largimit. Referendumi ishte mbajtur në qershor të vitit 2016, shkruan “BBC”,