.
×

Ministri Avdullah Hoti në garë për të drejtuar Degën e LDK-së në Rahovec  



Ministri I Financave Avdullah Hoti, në dy vitet e fundit ka kordinuar Degën në proceset zgjedhore për zgjedhjet nacionale, ndërkaq tash synon edhe të marrë drejtimin e Degës në këtë komunë.

 

Botapress, 13 maj

 

Ministri I Financave i Qeverisë së Republikës së Kosovës Avdullah Hoti ka marrë po synon të marrë edhe një përgjegjësi politike, përve[ menaxhimit të buxhetit të shtetit. Ai p synon që të drejtojë Degën e LDK-së në Rahovec e cila viteve të fundit ka pësuar humbje dhe rënie të votës elektorale.

Avdullah Hoti në zgjedhjet e 8 Qershorit arriti të bëhet bëhet deputet I Kuvendit të Kosovë, ndërkaq pas arritjes së koalicionit qeverisës udhëheq ndër resorët më të rëndësishëm, atë të buxhetit dhe të financave.

Rikthimi në bazë I ministrit Avdullah Hoti për të drejtuar Degën e LDK-së është një shpresë dhe një mundësi e mirë për të rikthyer LDK-në si parti të parë në këtë komunë, ashtu siç ishte për disa vjet pas përfundimit të luftës.

Kuvendi I Degës së LDK-së në Rahovec do të mbahet më 17 maj, kur edhe pritet të zgjidhet Kryetari, kryesia dhe delegatët e kësaj dege për Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së që besohet se do të mbahet më 31 maj.